", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Zyrtare/ Hulk kthehet në Brazil, firmos me...

Ish-futbollisti i Porto-s, Hulk ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin brazilian, Atletico Mineiro.  

34-vjeçari u largua pas pesë vitesh nga klubi kinez, Shanghai SIPG. Hulk i bashkohet një skuadre që synon të fitojë titullin kampion në Brazil nën drejtimin e Jorge Sampaoli.

Klubi Belo Horizonte aktualisht është në vendin e katërt në Serie A, pesë pikë prapa udhëheqësit Internacional me gjashtë ndeshje të mbetura.

Hulk bëri debutimin e tij me kombëtaren e Brazilit në 2009, ai ka shënuar 11 gola në 48 paraqitje me Selecao-n.