Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e thotë hapur: I urrej të gjithë ish-të dashurit e mi...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci, ka arritur një sukses të madh me hitet e saj, të cilat numërojnë mijëra klikime në Youtube.

Po ashtu, ajo ka kapur vendet e para në top lista.

Së fundmi, këngëtarja ka dhënë një intervistë për “Forbes”, ku ka folur për faktin se tregohet shumë feministe në këngët e saj.

Ava tha se gjithçka e bën një himn femëror, pasi i urren të gjithë ish-partnerët e saj.

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di në se kjo përbën problem për disa. Mund të jetë për disa njerëz. Nuk është për mua. Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”, u shpreh ajo.