Java e 17-të e Superligës nis sot me dy ndeshje

Java e 16-të e Kategorisë Superiore i ka lënë shpejt vendin raundit të 17-të, i cili nis këtë të shtunë me dy sfida interesante që do të luhen në të njëjtin orar.

Dy ndeshje do të luhen ditën e shtunë në orën 13:45, pikërisht sfida mes Kastriotit dhe Bylisit në Kamëz dhe takimi mes Skënderbeut dhe Kukësit në Korçë.

Krutanët dhe ballshiotët shihen si rival direkt në kampionat dhe kjo sfidë pritet të ketë mjaft e luftuar. Në sfidën tjetër, verilindorët shihen si favoritë përballë korçareve, por që nuk do ta kenë të lehtë, pasi bardhekuqtë do tentojnë të dalin me pikë nga ky takim.