Publiku i zhgënjyer nga Tea: Si nuk të vjen turp

Pas publikimit të fotove të Teas me Beartin, fansat janë dyndur në profilin e saj në Instagram për të shprehur indinjatën.

Në foton ku Tea shfaqet duke pozuar krah Andit, me të cilin doli çift nga "Përputhen", krah Borës dhe Arianit, është një lum me komente.

"Gënjeve një popull, si nuk të vjen turp", shkruan një komentuese.

"Talle b*thën me një Shqipëri për të fituar lekë me giveaway", shkruan një tjetër.

Të tjerë komentues bëjnë thirrje që ish-konkurrentes t'i bëjnë unfollow.

"Sa fallco paske qenë"; "Hajde tani unfollow le të kthehet në gjendjen e mëparshme";

"Turp të të vijë"; "Harram e paçit kohën që ju kemi kushtuar", janë disa nga komentet. Tea vetë nuk ka reaguar ende!