Moti të shtunën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë së shtunës të ketë reshje shiu dhe diku edhe bore. Këto do vazhdojnë deri në mesditë ku pastaj do ketë kthjellime dhe të ketë rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

“Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës