Aktorët që nuk do të dalin kurrë nudo në filmat që luajnë

Bota e kinematografisë e kërkon edhe zhveshjen nudo. Në filma dhe skena të caktuara, nevojitet shpeshherë një shfaqje pak më e guximshme. Ndonjëherë për ta bërë skenën sa më reale e herë të tjera për ta bërë më tërheqëse.

Mirëpo disa aktorë njihen publikisht për vendimin e tyre për të mos dalë kurrë nudo në filmat që luajnë. Ata nënshkruajnë paraprakisht kontrata me produksionet për të mos iu kërkuar diçka e tillë. I shikojnë me kujdes rolet dhe skenat në të cilat do u duhet të luajnë.

Jessica Simpson

Ka një trup fantastik dhe nuk përpiqet ta mbulojë gjithmonë. Në Instagramin e saj ka disa foto profesionale, të guximshme, ama kur vjen puna në filma i ka rregullat të qarta. Nuk zhvishet.

“Nuk më intereson se sa i mirë dhe intelektual mund të jetë roli. Nuk më intereson nëse marrë një Oskar për atë rol, nuk do ta bëj. Unë nuk mendoj se njerëzit meritojnë të shohin se çfarë ndodhet nën rrobat e mia. Aty do shikojë vetëm burri im i ardhshëm”, tha njëherë Simpson.

Sarah Jesicca Parker

Sarah Jessica Parker, një nga yjet e Sex and the City nuk u zhvesh kurrë. Parker madje kishte një klauzolë në kontratën e saj ku as nuk duhej t`i kërkohej të dilte nudo.

"Gjithmonë e kam pasur një klauzolë të tillë dhe është absolutisht asgjë. Disa njerëz kanë një listë përfitimesh. Ata duan të kenë qirinj në dhomën e tyre të hotelit ku flenë gjatë xhirimeve, dua gjëra të këtij lloji. Unë nuk kam një listë të çmendur si kjo. Unë gjithmonë kam pasur një klauzolë “pa lakuriqësi”.

Rebel Wilson

Rebel Wilson është një tjetër aktore e cila ka një klauzolë në kontratën e saj se sa është e gatshme të shfaqë. Ajo foli për vendimin e saj në një intervistë për Marie Claire dhe tha se nuk pranoi të dorëzohej, pavarësisht se disa njerëz në industri përpiqeshin ta bindnin atë për të kundërtën.

Ajo shpjegoi se si gjatë xhirimeve të Brothers Grimsby ata donin lakuriqësi të plotë frontale. “Ne kishin një kontratë,"Pa lakuriqësi". Ata morën një vajzë tjetër, një valltare nga Afrika e Jugut për të dubluar rolin.”

Mandy Moore

Mandy Moore i tha USA Today në 2007-ën se arsyeja që ajo kurrë nuk do të filmonte skena ashtu siç e ka bërë nëna është se ajo nuk mendon se ka ndonjë nevojë për to. Ajo tha, "Do të ishte krejtësisht e pakëndshme të ecje në rrugë dhe të dije se personi që kalonte aty më kishte parë pa rroba. Unë kam refuzuar disa role ku producentët ose regjisorët nuk toleronin në atë pikë "

Julia Roberts

Karriera e Julia Roberts ka zgjatur për më shumë se tre dekada, dhe teksa ajo ka luajtur në një gamë të gjerë rolesh, e vetmja gjë që ajo pretendon se nuk do ta bëjë kurrë në një film është të dalë e zhveshur.

Disa mund të kujtojnë filmin Pretty Woman të vitit 1990, në të cilin Roberts luan rolin e një prostitute të quajtur Vivian Ward dhe shfaq pak lakuriqësi. Por, sipas saj ishte Shelley Michelle, që filmoi skenat lakuriq.

Ashley Benson

Ashley Benson gjithashtu ka rregulla kur bëhet fjalë për shfaqjet e saj në ekran dhe sa lëkurë është e gatshme të tregojë. Në vitin 2014, ajo i tha Cosmopolitan se mund të jetë e vështirë të negociosh për filma, sepse producentët dhe regjisorët gjithmonë bëjnë presion për t`u zhveshur.

Kristen Bell

Maksimumi që Kristen Bell mund të heqë janë rrobat, ama të brendshmet kurrë. Me mbathje dhe sytjena po, mund të dalë dhe e ka bërë.

Jennifer Garner

Në vitin 2009, teksa promovonte filmin e saj “The Invention of Lying”, Jennifer Garner dha një intervistë për MTV News rreth ndjenjave të saj për ekspozimin në ekran. Ndërsa Garner nuk i hoqi të gjitha në film, bashkë-protagonisti i saj Ricky Gervais u shfaq pa këmishë.

Jessica Alba

Arsyeja e Jessica Alba-s për të mos hequr rrobat e saj në filma është diçka me të cilën shumica e njerëzve e dinë. Arsyeja është se ajo nuk dëshiron që anëtarët e familjes së saj të shohin aq shumë nga ajo.

"Unë nuk dua që gjyshërit e mi të shohin gjoksin tim. Kaq. Do të ishte e çuditshme kur t`i takoja për Krishtlindje”.

Blake Lively

Ka luajtur disa skena seksi, por kurrë duke shfaqur lakuriqësi frontale.