Sherri për partitë politike/ Si e bënë për spital shokët 57 vjeçarin në konsumin e alkoolit

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Mallakastër ku një person u gjet i plagosur rëndë në rrugë pasi ishte dhunuar nga tre shoqëruesit e tij. Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë konsumi i tepërt i pijeve alkoolike si edhe debate për partitë politike.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “5 shkurti” në Ballsh.

Katër shokë, dy nga qyteti i Ballshis, një nga Ballsh Fshat dhe tjetri nga Lapuleci pasi kanë konsumuar alkool në një lokal gjatë rrugës për të shkuar në banesa kanë debatuar për bindje politike mes tyre.

Kjo ka bërë më pas që nën avujt e alkoolit janë sharë dhe qëlluar me njëri-tjetrin, ku njëri prej tyre ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se si pasojë e dhunës, 57 vjeçari që u dëmtua më shumë, pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Ballshit, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjeksore.

Policia

Plagosin rëndë një shtetas, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe arreston në flagrancë 3 autorët.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti” është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi P S 57 vjeç.

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand  Meraj 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.

Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim