Balaj nuk lëviz nga Austria, klubi vendos veton për shkodranin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, nuk do të largohet nga ekipi i Sturm Graz. Një lajm i tillë u konfirmuar dhe nga Andreas Shicker, drejtues i klubit austriak.

Ai i ka quajtur si marrëzi zërat që e çonin Balajn në Turqi te skuadra e Boluspor. “Kjo është totalisht një marrëzi. Bekimi nuk do të shkojë në Turqi, ai do të mbetet pjesë e jona.

“Sa i takon afrimeve, ne nuk kemi bërë asnjë kërkesë zyrtare për asnjë lojtar në ndonjë klub tjetër”, – tha ai. Balaj duket se do të vazhdojë të qëndrojë tek ekipi i Sturm Grazit.