Futbollisti i panjohur thyen rekordin historik të Ronaldos

Një futbollist i padëgjuar më parë ka thyer rekordin historik të Cristiano Ronaldos.

Bëhet fjalë për futbollistin e Matherwell, Bevis Mugabi, skuadrës që militon në Superligën e Skocisë ku është thyer edhe rekordi i kërcimit gjatë golit me kokë.

Edhe pse Ronaldo e mbante rekordin për shkëputjen më të lartë duke kërcyer 71 cm nga niveli i tapetit. Tashmë ky rekord mbahet nga mbrojtësi Bevis Mugabi i cili ka kërcyer 75 cm mbi tapetin jeshil dhe në total lartësia ishte 256 cm.