E lanë mbrëmë të gjakosur në rrugë/ Plagosën rëndë 57 vjeçarin, arrestohen 3 autorët

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Ballshit, në lagjen "5 Shkurti" është konstatuar i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi P. S., 57 vjeç.

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimertaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.

Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e kryer në bashkëpunim.