Horror në Tiranë/ E moshuara u gjet pas 7 muajsh e dekompozuar, qiradhënësia ….

Një 70 vjeçare u gjet e pajetë mbrëmjen e djeshme në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë, e dekompozuar në një dhomë.

Ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje është se gruaja kishte 7 muaj që kishte ndërruar jetë, por askush nuk e kishte mësuar këtë fakt.

Kjo pasi ajo jetonte e vetme.

Policia dyshon për një vdekje natyrale, duke përjashtuar pistat e tjera.

Një person që ka biznesin mbi vendin ku banonte e moshuara se gruaja u gjet e vdekur në bodrum.

Kjo pasi qiradhënësja nuk vinte të merrte paratë, pasi lekët i merrte nga një palë e tretë që duhet të një shoqatë ose Kisha.

‘Jemi të terrorizuar dhe të pikëlluar, pasi pas 7 muajsh u gjet e vdekur në bodrum një e moshuar.

Ne kemi biznesin mbi vendin ku banonte dhe kemi njoftuar disa herë institucionet dhe bashkinë të cilët edhe pse kanë ardhur nuk e kanë gjetur.

Qiradhënsia që është njoftuar por nuk ka ardhur asnjëherë pasi gjatë kësaj kohe ka marrë qiranë nga palë të treta që besohet të jetë Kisha apo një institucion bamirësie.

Dje më në fund erdhi qiradhënësia të boshatisi shtëpinë dhe e gjeti kufomën e gruas së moshuar pas divanit” tha një nga dëshmitaret për Abcnews.