Basha: Zgjatjet e koncesioneve, shkelje ligjore! Nuk do i njohim

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit do të zgjatet edhe me 13 vjet.

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport”, sh.p.k. është dorëzuar në Kuvend.

Pas këtij lajmi reagoi edhe kreu i opozitës. Ai tha se nuk do e njohin këtë akt të qeverisë në ikje.

"Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit.

Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë.

Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" do t'u kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do t'u kthehet shqiptarëve! #ShqipëriaFiton," shkruan Basha.

Kompania koncensionare qe e ka blere koncesionin nga kinezet ndërkohë njoftoi një ditë më parë uljen me 30% të çmimeve.