Ndreu: Ndeshja ndaj Bylisit ka një rëndësi të veçantë, të marrësh lojtarë të mirë duhen...

Bylis është rival i Kastriotit për mesin e artë të klasifikimit. I këtij mendimi është trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu, i cili theksoi rëndësinë e kësaj përballjeje me ballshiotët për objektivat e skuadrës së tij.

 

“Çdo ditë që kalon kampionati bëhet më i fortë, pikët në këtë fazë kulminante janë të domosdoshme. Ndeshja me Bylisin merr një rëndësi të veçantë, sepse unë mundoj se është rival direkt për të qenë në atë mes të artë. Nuk duhet të rrezikojmë rënien nga kategoria. Bylisi ka lojtarë që vrapojnë shumë kështu që na del për detyrë të jemi të thjeshtë, konkretë, sepse është koha për të marrë pikët maksimale.”

 

Mungesat: “Nuk ia vlen ta diskutojmë më, në çdo intervistë kemi folur për mungesat. Thjesht do të jenë të pranishme në këtë periudhë jonormale, kështu shpresojmë tek të gjithë lojtarët që janë, të japin maksimumin për të marrë fitoren. Në ndeshjet e kaluara kanë bërë paraqitje të mira kështu që edhe në këtë ndeshje këta çuna të rinj do të japin më të mirë për të prezantuar veten.

 

Merkatoja: “Është një merkato e varfër, që të marrësh lojtarë të mirë duhen shumë lekë, jemi munduar të marrim lojtarë mesatarë që nuk iu kanë dhënë hapësira në formacion. Këta janë lojtarët që ne kemi marrë. Nëse kthehen edhe të dëmtuarit plus këta lojtarë që kemi afruar, besoj se do të jemi “ok” deri në fund të kampionatit.”