EMRI/ Gjendet një person i pajetë në rrugë, dyshimet e para

Një person është gjendur i pajetë këtë mbrëmje në Korçë. Sipas policisë, personi është identifikuar si Petrika Kovaçi, 64 vjeç. Paraprakisht dyshohet se 64-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe  natyrale pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Petrika Kovaçi ishte i pastrehë dhe jetonte rrugëve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi P. K., rreth 64 vjeç. 

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.