Lojtari drejt largimit, trajneri i Bayernit flet për të ardhmen e futbollistit bavarez

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka folur për të ardhmen e futbollistit, Joshua Zirkzee.

Talenti i gjermanëve duket më pranë firmës me Parmën ndërsa tekniku bavarez ka theksuar se nuk dëshiron ta humbasë.

“Unë mund të them se Joshua u stërvit ditën e sotme me ne dhe shpresoj se do të vazhdojë të stërvitet me ne edhe pas janarit. Nuk ka asnjë njoftim për të bërë aq më pak për të ardhmen e tij.

“Është një lojtar që unë e vlerësoj dhe sigurisht që e dua në ekip. Nuk ka luajtur shumë, por sigurisht që do t’i vijë dhe mundësia e tij”, – tha Flick.