VIDEO/ Konfirmohet lidhja e Teas me Beartin, Andi reagon i shokuar

Ditën e sotme, pas shumë aludimeve dhe përplasjeve në rrjete sociale, u konfirmua lidhja e shumëpërfolur mes Teas dhe Beartit. Si fillim dolën disa foto, në të cilat ata të dy shfaqeshin duke shkëmbyer puthje në buzë. (LEXO KETU)

Ishte opinionisti i ‘Përputhen Prime’, Meridian Ramçaj që publikoi fotot ku ata shihen duke u puthur, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Prej ditësh, ish-konkurretja e Përputhen Shqipe Hysenaj pretendonte se Tea, e cila doli nga emisioni ‘e përputhur’ me Andin, në realitet është e lidhur me Beartin.

Por Tea i hodhi poshtë të gjithë deklaratat e Shqipes, të bëra pak ditë më parë. Ajo tha se akuzat e Shqipes nuk ishin të vërteta dhe se nuk kishte qenë në Bogë me Beartin, madje publikoi një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë për ta vërtetuar këtë gjë. Por siç dukej kjo ka qenë e gjitha një lojë dhe publiku ka mbetur i shokuar pas publikimit të imazheve që dëshmojnë lidhjen e saj me Beartin.

I shokuar ka reaguar edhe Andi, djali me të cilin Tea doli çift nga “Për’puthen”.

Ai ka postuar në Instagram një video të tij dhe ka treguar se ka mbetur pa fjalë pas publikimit të këtyre fotove.

“Nuk di nga t’ja nisë çfarë të them. Nuk kam fjalë për këtë që sapo ndodhi, por do bëj një live do flasim për të gjitha se ju detyrohemi një shpjegim nga ana morale si dhe unë dhe Tea, sapo të qartësohem do ju them dhe ju ca do ndodh ju kërkoj falje të gjithëve, thjesht ju kërkoj shumë falje”, shprehet Andi.