Shokon aktorja e njohur: Covid është diçka e mirë, duhet të zhduken njerëzit e tepërt në tokë

Aktorja franceze, Brigitte Bardot, ka bërë disa deklarata, duke i shokuar që të gjithë, përsa i përket Pandemisë së Covid-19.

Në një intervistë që pritet të botohet e plotë nga revista “Oggi”, ajo u shpreh se Covid-19 mund të jetë diçka e mirë, pasi do të zhuken njerëzit e tepërt mbi tokë.

“Druhem se Covid dhe sëmundje të tjera të mëdha si kjo që po paralajmërohen, do të rivendosin në mënyrë të dhimbshme një rend të ri. Kur ata 5 miliardë njerëzit e tepërt mbi këtë tokë të zhduken, natyra do të ritojë të drejtat e saj.

Pyes vetën a mos vallë ky virus është dicka e mirë? Mos është një lloj vetërregullimi nga një mbipopullim i qartë, të cilin nuk kemi qenë të zotët ta kontrollojmë”, ka thënë Bardot.