Aksident i rëndë në Cërrik/ Përplasen dy automjete, drejtuesit me fraktura në kokë dhe në trup

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje.

Dy automjete tip ‘Ford Fiesta’ janë përplasur mes tyre, pranë spitalit të Cërrikut.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur rëndë dy drejtuesit të cilët kanë marrë fraktura në kokë dhe në trup.

Ata po marrin mjekim pranë spitalit të qytetit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.