EMRI/ Kush është polici që aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Koplik të Malësisë së Madhe, ku një punonjës policie ka aksidentur për vdekje drejtuesin e një biçiklete.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Sikundër mësohet, viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Agim Shkambaj, 50 vjeç.

Policia ka arrestuar punonjësin e policisë Gjergj Gjeloshi, i cili po drejtonte mjetin tip Fiat.