Dy futbollistët e Bayern Munich dalin pozitiv me Covid-19

Bayern Munich do të jenë pa mesfushorin e tyre Leon Goretzka dhe mbrojtësin Javi Martinez të cilët kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Lajmi është dhënë vetë nga klubi bavarez përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se të dy lojtarët janë mirë dhe tashmë janë të izoluar në shtëpi.

E sigurt është se dyshja do t’i mungojnë Bayern-it në ndeshjen ndaj Hoffenhaim në fundjavë, por me shumë gjasa edhe ndaj Hertha Berlin.

Bayern gjithashtu njoftoi se portieri rezervë Alexander Nubel do të mungojë për rreth një muaj për shkak dëmtimi.