Thyerjet raciste/ Reagon Solskjaer: E turpshme të ndodhin në vitin 2021!

Martial dhe Tuanzebe janë sulmuar pas humbjes ndaj Sheffield. Dhe disa tifozë, të fshehur mbrapa anonimitetit,  e kanë tepruar duke ofenduar me epitete raciste lojtarët.

Trajneri norvegjez, Solskjaer është kthyer të flasë në lidhje me këtë çështje gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes me Arsenalin.

“Më duket thjesht e pabesueshme që ndodhin akoma gjëra të tilla në 2021. Besoj se fushatat tona kundër racizmit në Premier League po funksionojnë, por është e qartë se disa persona nuk i kanë kuptuar”, ka thënë Solskjaer.

“Këta njerëz fshihen mbrapa rrjeteve sociale, mbrapa anonimitetit. Kjo më duket e papranueshme, e neveritshme. Këta nuk janë tifozë të United. Nuk kemi nevojë për ta”, tha Solskjaer.