", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/01/auto_MALUMA-bio_2020-mobile1606810736.jpg", "width": 900, "height": 527 } }

'Kemi një djalë të ri', Maluma zbulon çfarë fshihet pas postimit që çmendi fansat

Pak ditë më pare, këngëtari latin, Maluma çmendi të gjithë fansat e tij, pas publikimit në Instagram të një imazh, në të cilën shihet barku i rrumbullakosur i një vajze, me mbishkrimin “#7DJ”.

Këngëtari nuk dha asnjë lloj shpjegimi, duke i lënë të gjithë fansat të mendonin se ai do të bëhej baba së shpejti. Ndërsa të tjerë menduan se kjo ishte një formë që këngëtari zgjodhi për të promovuar ndonjë projekt të ri. Dhe kanë të drejtë për këtë dytën.

Ditën e djeshme Maluma festoi 27-vjetorin e lindjes dhe ka zbuluar se ai do të publikojë së shpejti një album të ri. Albumi i ri mban titullin “7 Ditë në Xhamajakë”, prandaj tek barku i vajzës shkruhej “#7DJ”.

“Kemi një djalë të ri. Quhet “7 ditë në Xhamajkë” dhe është albumi im i ri. E kam bërë me shumë dashuri dhe dedikim dhe e di që tani që do jetë një hit. Faleminderit të gjithëve që keni besuar tek unë dhe që më keni lejuar të bëj art. Jam shumë i lumtur falë jush”, ka shkruar Maluma në një postim.

Albumi i tij përmban 7 këngë dhe 7 video, që janë publikuar në kanalin e Maluma-s në Youtube.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)