Rriten viktimat në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 302 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 302 raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 10 persona në Maqedoninë e Veriut.

Viktimat janë konfirmuar në: pesë nga Shkupi (83,75,82,70 dhe 47 vjeç), nga një nga Strumica (67), Struga (55), Prilepi (61), Ohri (85) dhe Gostivari (51). Nëntë pacientë vdiqën në spital, një pacient vdiq në një shtëpi të moshuarish në Shkup.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 92 193, numri i pacientëve të shëruar është 80 837, ndërsa kanë humbur jetën 2841 persona.