", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Zyrtare/ FFK nuk vonon gjatë, prezanton trajnerin e ri të U21

Federata e Futbollit e Kosovës i dha fund bashkëpunimit me trajnerin e U21-shit ditën e sotme. Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe FFK ka bërë zgjedhjet e veta në pankinë.

Ashtu siç edhe u lakua nëpër media, Mikael Nis do të marrë drejtimin e përfaqësuese U21.

Gjermani prej katër vitesh punonte edhe si drejtor teknik në përfaqësuesen dardane, rol të cilin do e mbajë njëkohësisht me atë të trajnerit të U21.

53-vjeçari u prezantua nga presidenti Agim Ademi, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Japonisë dhe Afrikës së Jugut, Izrealit, Ruandës.

NJOFTIMI I FFK-së:

Në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të FFK-së, sot, presidenti Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësve të rinj për Kombëtaren U21 dhe për Kombëtaren A në futsall. Kombëtarja U21 tash e tutje do të drejtohet nga Michael Nees, i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet, derisa Kombëtarja e futsallit nga trajneri i njohur, Arben Simitçiu.

View this post on Instagram

A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos)