'Lojtari shkodran më kërkoi…', gazetarja e sportit na tregon si e ngacmoi futbollisti!

Gazetarja e njohur e sportit, Sidorela Gjoni është shprehur se një pjesë e mirë e kolege të saj nuk janë të zonjat në punën që bëjnë dhe nuk kuptojnë nga futbolli.

Gjatë një interviste, ajo u shpreh se një pjesë e moderatoreve sportive janë thjesht për “show”, ndërsa vlerësoi Vilma Mashën si më të mirën. Ndërsa rrëfeu edhe historinë e ngacmimit nga një futbollist shkodran, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Kush futbollist të ka ngacmuar dhe e ke nxjerrë jashtë loje?- e pyeti moderatorja.

“Kur je gazetare sportive të shkruajnë, ti zgjedh kujt i përgjigjes e kujt jo. Do e them origjinën, jo emrin se është gjynah. Është futbollist nga Shkodra, tani e kam mik. E nxora jashtë loje për atë që donte ai”- u përgjigj ajo.