‘Nxiti shokun të vriste 27-vjeçarin në Patra’, shqiptari lirohet nga akuzat/ Avokati vërtetoi se gjaku…

I arrestuar me akuzën si bashkëpunëtor në vrasjen e Mario Metajt, shqiptari është liruar nga akuzat.

Ditën e sotme, 31-vjeçari doli përpara gjykatës në Patra, ndërsa gjykata e liroi nga akuzat për përfshirje në ekzekutimin e 27-vjeçarit.

Avokati i tij deklaroi se 31-vjeçari, shok i autorit të vrasjes ishte rrahur nga viktima dhe vëllai i tij, të cilët sipas Christos Tsolkas, e kishin goditur 15 herë me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas medieve greke, avokati arriti që të provonte që gjaku në kaçavidë ishte i 31-vjeçarit duke e liruar kështu nga akuza për përfshirje në vrasje.

Megjithatë, shqiptari nuk ka pranuar që të thotë asnjë fjalë në gjykatë për shokun e tij, të cilin e nxiti të vriste Metajn.

Autori i vrasjes së bashkëkombësit të tij në Patra dyshohet sipas autoriteteve greke se është arratisur në Shqipëri.