Sërish shifra të larta/ Humbin jetën 22 persona nga Covid në Greqi

Janë regjistruar sërish shifra të larta të të infektuarve me Covid në Greqi, gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritet kanë njoftuar 941 raste të reja dhe 22 viktima nga Covid.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve me Covid nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në  155 678 , nga të cilat 52.1% janë burra, ndërsa kanë humbur jetën 5764 qytetarë.

Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital në gjendje të rëndë 260 pacientë.