Josa: Skënderbeu më ka surprizuar, lojtarët e mi kanë...

Në prag të ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij, Skënderbeut, trajneri i Kukësit, Mirel Josa është shfaqur në konferencën për shtyp për të folur për këtë takim, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:45 në stadiumin “Skënderbeu”:

Skënderbeu – “Pres një Skënderbe shumë të angazhuar nesër. Për mua është një ndeshje si gjithë ndeshjet e tjera. Duke respektuar kundërshtarët në maksimum, pavarësisht pozitave që ndodhemi në klasifikim. Keq nuk më vjen pasi një skuadër me gjithë këto lëvizje dhe probleme që ka patur, jo vetëm kësaj periudhe por edhe pas këtyre viteve të ketë këtë gjendje por megjithatë mua më ka suprizuar shumë Skënderbeu në disa ndeshje. Ka marrë dhe kërkuar.”

Kukësi dhe lojtarët – “Unë do të flas për skuadrën time për aq sa e kam parë, lojtarët kanë punuar me shumë oreks. Për mua është hapur një kapitull i ri që do të mundohemi të realizojmë objektivat e rradhës. “, përfundoi Mirel Josa.