Konfirmohen rastet e para të mutacionit anglez në Kosovë

Në Kosovë janë shënuar dhe rastet e para me variantin e ri të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 mostra në Gjermani për variantin e  ri të virusit COVID-19.

Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tre  prej tyre kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të COVID-19.

‘Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv’, ka thënë Zemaj.

Ndërkohë, në Shqipëri nuk ka ende informacion nëse ky variant ka mbërritur apo jo në vendin tonë.