Interi arrin marrëveshjen e re me Lautaro Martinez për 4.5 milionë euro në sezon

Janë gjithnjë e më të shpeshta takimet midis agjentit të Lautaros me drejtuesit e Interit për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, marrëveshja është arritur në bazën e 4,5 milionë eurove në sezon dhe një kontratë që do ta lidhë me zikaltrit deri në vitin 2024.

Pavarësisht një momenti jo të mirë të “demit” zikaltër, drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta blindojnë diamantin e saj edhe për disa vite të tjera.