Gazetarja e sportit 'thumbon' koleget: Disa prej tyre janë thjesht për 'show'...

Gazetarja e njohur e sportit, Sidorela Gjoni gjatë një intervistë të fundit është shprehur se një pjesë e mirë e kolegeve të saj nuk janë të zonjat në punën që bëjnë dhe nuk kuptojnë nga futbolli.

Ndër të tjera, ajo tregoi se një pjesë e prezantueseve të sportit janë thjesht për  “show”, ndërsa vlerësoi Vilma Mashën si më të mirën.

“Fatkeqësisht në sport janë të pakta moderatoret që marrin vesh nga futbolli dhe që janë të zonjat. Nuk kam asgjë kundra por një pjesë e mirë e tyre bën shoë dhe janë për shoë, një pjesë tjetër janë se marrin vesh nga futbolli dhe kur vijnë në stadiume kuptojnë sportin, e nuk vijnë të bëjnë selfie me fushën. Nuk do them kush janë “jashtë loje”, por kush janë në lojë. Një moderatore e zonja është Vilma Masha, e rëndësishme është të dish të flasësh në program, dhe Vilma është e zonja,”- u shpreh Sidorela Gjoni, e ftuar në “Ftesë në 5”.

Ndërsa rrëfeu edhe historinë e ngacmimit nga një futbollist shkodran, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

“Kush futbollist të ka ngacmuar dhe e ke nxjerrë jashtë loje?”- e pyeti moderatorja.

“Kur je gazetare sportive të shkruajnë, ti zgjedh kujt i përgjigjes e kujt jo. Do e them origjinën, jo emrin se është gjynah. Është futbollist nga Shkodra, tani e kam mik. E nxora jashtë loje për atë që donte ai”- u përgjigj ajo.