Infektohen me koronavirus 2 lojtarë të Bayern Munchen, shpërthen Flick: Turp, duhej evituar

COVID-19 vazhdon të përhapet në mbarë Gjermaninë dhe mes të infektuarve së fundmi janë edhe dy yjet e Bayern Munchen, Javi Martinez dhe Leon Goretzka.

Lajmin e infektimit të tyre e bën të ditur vetë trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, në konferencën për shtyp të ditës së sotme, ku shton se ata janë të karantinuar në shtëpitë e tyre.

“Leon (Goretzka) dhe Javi (Martinez) kanë të karantinuar dhe tani për tani janë jashtë skuadrës. Është turp që u infektuan të dy, duhej evituar kjo”, u shpreh Flick.