Trump tradhëtohet nga mbështetësi më i flaktë i tij, Shaman Jake Angeli

Foto e tij qarkulloi me ditë të tëra në rrjetet sociale.

I njohur si njeriu potret i sulmit në Kapitol Hill i ka kthyer shpinën burimit të tij të frymëzimit, Donald Trump, i cili i kishte mohuar atij faljen para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Pëmes avokatit të tij, Shaman ka bërë të ditur se ishte i gatshëm të dëshmonte kundër ish-presidentit amerikan në gjyqin e fajësimit të tij që do të hapet në shkurt.

 Pamja e tij, e çuditshme e përcaktuar në mënyrë eufemiste, i dha atij vëmendjen e përqeshjes: një pallto lesh, brirë vikingësh dhe përbërje fisnore në fytyrën e tij. 

Ai dukej i gatshëm të bënte gjithçka për të mbrojtur Trump, por gjërat siç duken po marrin rrjedhë tjetër.

Gjyqi i Trump do të fillojë në 8 shkurt dhe nuk do të drejtohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts.