FOTO/ Mesfushori nga Gjeorgjia firmos me Kukësin deri në vitin 2022

Mate Tsintsaxe është lojtari më i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka arritur akordin me mesfushorin 26-vjeçar dhe gjithçka është bërë zyrtare.

Gjeorgjiani së fundmi ka qenë pjesë e Dinamo Batumit, teksa ka luajtur edhe me Torpedo Kuitasi kundër Kukësit në Europa Ligë.

Njoftimi i klubit të Kukësit

Mate Tsintsadze është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori gjeorgjian, ka firmosur sot zyrtarisht me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2022.

Mesfushori 26-vjeçar është aktivizuar në kampionatin gjeorgjian duke luajtur me Dinamo Batumi. Në të kaluarën, Tsintsadze është aktivizuar me Torpedo Kutaisin, duke zhvilluar edhe dy ndeshje kundër skuadrës sonë në Europa League ku edhe ishte ndër më të dalluarit në fushë.

Mesfushori është bashkuar në stërvitje me ekipin ditën e sotme dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Tsintsadze! Mogesalmebit Tsintsadze”.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Mate Tsintsadze

Mosha: 26 vjeç

Kombësia : Gjeorgjian

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Dinamo Batumi, Jelgava, Torpedo Kutaisi, Rustavi, Pogon Szczecin, Dinamo Tbilisi.