Atentati në Mamurras, akuzon gruaja e të plagosurit: Nuk ka ardhur asnjë polic

Dile Lika, bashkëshortja e Myslim Likës ndaj të cilit u qëllua ditën e djeshme me breshëri armësh në Kurbin, thotë se Policia nuk po kryen hetimet e duhura për ngjarjen e rëndë.

Sa i takon akuzave se ngjarja mund të ketë lidhje me djalin e tij Ilir Xhepaj, i cili dyshohet për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ajo thotë se ai nuk ka gisht në atentat, edhe pse është arrestuar për këtë ngjarje.

‘Mbasi ka varrosur motrën i kanë dalë persona me makinën tip Volksvagen që i kanë gjuajtur burrit. I ka parë burri ata që e qëlluan, një hetues ka ardhur, as polici dhe as shef krimesh. Kujt t’ia bëj unë kallëzimin, gjendja nuk është e normalizuar, ka marrë katër plumba.

Asnjë nga ngjarjet nuk kanë lidhje me atë që ndodhi dje, djali im nuk ka gisht në vrasjen e biznesmenëve të Laçit. Unë kam 10-12 vite që jam larguar nga Laçi, se ishin duke më hyrë në dritare, se kam mbrojtur dy persona në vitin 1997.

Unë sot kam folur me shefin e Krimeve të Laçit, edhe i kam thënë që jam zënë me hetuesin, doja që ta përzija, pasi nuk kanë shoqëruar asnjë person. Në shtëpinë time kanë ardhur dhe njerëz nga pajtimi i gjaqeve, unë kam mbrojtur në shtëpi dy shtetas italian’, shprehet Dile Lika.