CR7 theu rregullat anti-covid, ja çfarë thotë Pirlo

Ditën e sotme trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka dhënë një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Sampdorias.

‘Sampdoria është një ekip i mirë, i cili vjen nga një periudhë e shkëlqyeshme me fitore të rëndësishme.Kanë ardhur shtesa të rëndësishme me cilësi, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë si të gjitha ato kundër z.Ranieri. Një trajner që unë e respektoj shumë’ deklaroi Pirlo.

Ndërsa përsa i përket se kush do të jetë në stërvitje, Pirlo u shpreh:

''Sot përveç Dybalas të gjithë duhen të stërviten në një grup, Paulo do ta vlerësojë ditë pas dite, sepse ai ende ndjen disa dhimbja. Morata? Ai është i qetë, ai erdhi nga një periudhë pasiviteti për shkak të një sëmundjeje, por tani po shërohet''.

Ndërsa përsa i përket Cristiano Ronaldos, ai u shpreh :

" Ronaldo? Në ditën e pushimit, të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që duan dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Jashtë qendrës sportive ne të gjithë jemi qytetarë.