VIDEO/ Aksident në Elbasan, përplasën tre automjete

Një aksident në seri ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes drejtuesit e këtyre automjeteve kanë pësuar tronditje, por pa rrezik për jetën. Ndërsa makinat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Aksidenti shkaktoi trafik në të dy anët e rrugës.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas të dhënave, njëri nga automjeteve ka tentuar parakalim të gabuar dhe është bërë shkak për konfuzion dhe përplasje me mjetet e tjera.