Pas trazirave në Kapitol, 7 gardistë nga Hawaii të infektuar me COVID-19

Honolulu  - Garda Kombëtare e Hawaii tha të enjten se shtatë anëtarë që shkuan në Uashington për të ndihmuar në sigurinë e inagurimit të Presidentit Biden kanë dalë pozitivë për COVID-19.

Të gjithë janë future në izolim dhe nuk kanë shfaqur simptoma, tha Garda në një njoftim për shtyp.

Hawaii dërgoi 200 anëtarë të Gardës në Uashington për misionin. Të gjithë u testuan kur u kthyen në në shtëpi në Honolulu në katër fluturime të ndryshme fundjavën e kaluar dhe të martën.

Edhe ata që dolën të painfektuar duhet të plotësojnë një karantinë 14-ditore.