Tabaku: Ja si fiton Shqipëria me Taksën e Sheshtë!

"Shqipëria fiton me Taksën e Sheshtë, duke punësuar 110 mijë shqiptarë!" nënvizoi sot Jorida Tabaku, një nga hartueset e Programit Ekonomik të PD, prezantuar jo më larg se dje nga kjo parti. 

"Shqipëria fiton me Taksën e Sheshtë, - shpjegoi Tabaku sot, -  sepse investimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%.

Shqipëria fiton me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do taksohen në mënyrë të ndershme dhe barabartë. Bizneset nuk do të mbitaksohen ndërsa një pakicë favorizohet. Jo! Shqipëria fiton kur të gjithë taksohemi në mënyrë të barabartë.

Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë. Taksa e Sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eleminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë," shpjegoi Tabaku në vijim.