COVID/ Raporti 'bombë' në Itali: Infeksionet janë nënvlerësuar me 50%

Të dhënat mbi numrin e të të infektuarëve nga COVID-19 në Itali të raportuara në buletinet ditore do të ishin shumë më tepër sesa ato zyrtare.

Kjo është shkruar nga një dosje e bërë nga shërbimet sekrete, e cila sipas informacionit tani është në tryezën e qeverisë .

Në rapor thuhet se numri i të infektuarëve nga nëntori i vitit të kaluar e deri më tani janë nënvlerësuar, që do të thotë që rastet janë 40-50% më shumë sesa ato të deklaruar nga buletinet e Ministrisë.

Siç shkruan gazeta 'La Repubblica' e cila raporton dhe lajmin sipas analistëve ‘numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar është nënvlerësuar për shkak të rënies së numrit të tamponëve që ndodhi në mesin e nëntorit 2020'.

Me fjalë të tjera numri i ulët i testeve të regjistruara që nga nëntori  ka shtërmbëruar të dhënat për pozitivët, numër i cili do të ishte i barabartë me gjysmën e rasteve zyrtare.

Përballë një rënie të rasteve, numri i njësive të kujdesit intensiv mbeti i qëndrueshëm , pa u përkulur.

 Kjo mund të jetë shenja që virusi ka qarkulluar dhe vazhdon të qarkullojë më shumë sesa tregojnë numrat e tamponave.

Një element tjetër që vë në dyshim besueshmërinë e të dhënave të mbledhura është përfshirja e testeve të antigjenit në numrin e tamponave .