SHBA dhe Kina mund të takohen në 'Davosin' e Singaporit

Singapor –Qeveria e re e Presidentit të SHBA Joe Biden mund të mbajë takime me homologët e saj kinezë në një takim të Forumit Ekonomik Botëror në Singapor në maj, tha presidenti i organizatës të premten.

Borge Brende pati një bashkëbisedim virtual me Kryeministrin e Singaporit, ku bëri thirrje për një rivendosje të marrëdhënies midis dy superfuqive.

"Singapori ka pasur lidhje shumë të ngushta me SHBA por gjithashtu ka punuar shumë mirë me Kinën", tha Brende. "Takimi special vjetor mund të jetë një vend ku ju mund të shihni të takohen, qeverinë e re të Biden me Kinën."

Takimi është zhvendosur nga vendi ku mbahet zakonisht, qyteti zviceran i Davosit prej nga ku merr edhe emrin e tij jozyrtar, për në Singapor, për shkak të problemeve nga COVID-19 në Evropë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u acaruan nën qeverisjen e ish-Presidentit Donald Trump për tarifat tregtare dhe kritikat e Trump ndaj Kinës për trajtimin që i bëri pandemisë.

"Nuk mund të jetë vonë për SHBA dhe Kinën për të rivendosur tonin e ndërveprimeve të tyre dhe për të shmangur një përplasje midis tyre," tha Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong.