Ava Max rezulton artistja më e dëgjuar gjatë vitit 2020 në Poloni

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore Ava Max, është një ndër emrat më të sukseshëm në industrinë e muzikës.

Këngët e saj numëroijnë miliona klikime dhe të gjitha janë kthyer në hite, vetëm pak ditë pas publikimit.

Por së fundmi, duket se Ava Max ka thyer një tjetër rekord, ajo është zgjedhur si artistja më e dëgjuar e në Poloni gjate vitit të kaluar.

Ishte një nga faqet e fansave të këngëtares që ka publikuar këtë fakt në InstaStory, e që më pas është shpërndarë nga vet Ava Max.

“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot në Poloni në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërkohë që në vendin e dytë si artistja më e dëgjuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.