Para vdekjes, refugjatët filmuan trafikantët, Berisha: Hetim, mafias shtetërore!

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka lejuar që vdekja tragjike e një refugjati kurd që ishte sjellë në malet e Devollit nga trafikantët shqiptarë të anashkalohet me përbuzje nga policia shqiptare me një rresht të vetëm në njoftimin e saj “sikur ai të mos ishte njeri”.

Berishës sot i janë dërguar, si e vetmja shpresë për drejtësi për fëmijën e një familjeje në Kurdistanin e largët, filmimet e fshehta të bëra nga vetë refugjatët në rrugën e tyre për në Shqipëri, kur përcilleshin nga trafikantët shqiptarë. Fytyrat duken qartë, jo vetëm të të riut që humbi jetën në rrethana të mistershme.

Për këtë arsye, Berisha ka publikuar pamjet që i paraprinë vdekjes së një riu ardhur nga zonat e luftës dhe i ka bërë thirrje për të hetuar, disa organizmave të pavarura, ndaj strukturave të inkriminuara të Policisë së Shtetit shqiptar, që kërkojnë ta mbulojnë këtë vdekje.

Mesazhi i plotë i Berishës dhe VIDEO

Narkopolicia fsheh shkakun e vdekjes së refugjatit kurd në Devoll.  Ajo bashkëpunon me trafikantët shqiptarë kriminelë, që marrin nga Greqia dhe sjellin në Shqipëri, refugjatët fatkeqinj kurdë dhe sirianë kundrejt shumave të mëdha.

Narkopolicia shqiptare, vdekjen e një refugjati kurd në territorin shqiptar e mbylli me një fjali sikur ai të mos ishte njeri.

Dënoj qëndrimin çnjerëzor dhe bashkëpunimin me trafikantët, të narkopolicisë së Edvin Mafisë dhe i bëj thirrje: Avokatit të Popullit, drejtuesve të FRONTEX në Shqipëri, Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët të nisin urgjentisht hetimin për rrethanat e vdekjes në kthetrat e mafies shtetërore të trafiqeve, të të riut kurd. Këtu më poshtë keni mesazhin dhe videon e qytetarit dixhital që tregon trafikantin shqiptar dhe viktimën e tij, të riun kurd.

Doktor, përshëndetje.

Dje është gjetur në fshatin Grapsh, Devoll, një emigrant klandestin i vdekur. Trafikantët i kishin marrë emigrantët kurdë në Greqi.

Emigranti kurd vdiq në rrethana misterioze para 4 ditësh.

Policia, e cila është e lidhur me trafikantët e drogës dhe të klandestinëve, hesht për ngjarjen dhe e nxjerr vetëm me një njoftim (u gjend një emigrant i vdekur, kaq).

Ne disponojmë videon e fshehtë që emigrantët kurdë i kishin bërë udhëtimit, trafikantit shqiptar dhe personit i cili ndërroi jetë në rrethana misterioze.

Familjarët kurdë i kanë të pakta apo s’kanë fare mundësi për zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e kufomës në Kurdistan. Ata iu drejtohen ju, doktor Berisha, ta bëni publike këtë ngjarje të rëndë./ar.sh/SYRI.NET