Plagoset një person në Korçë/ Goditi me kaçavidë në kurriz një person arrestohet autori

Një konflikt mes dy shtetasve në Korçë ka përfudnuar me plagosjen me njërit prej tyre me kaçavidë në kurriz.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18. I plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital për të marrë mjekim, dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari. Ai është kapur pak orë pas ngjarjes nga uniformat blu.

Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.

Njoftimi:

Korçë

Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 45 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 18, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.