‘Pamela Anderson shkatërroi familjen time’ flet ish-gruaja e bashkëtorit të ri të aktores

Historia romantike e dashurisë së Pamela Anderson dhe truprojës që aktorja fillimisht e punësoi për riparime në shtëpinë e saj në Kanada, përfundoi duke u bërë truproja e saj dhe më pas burri i saj i pestë, magjepsi internetin.

Aktorja dhe aktivistja 53 vjeçare zbuloi të mërkurën e kaluar për martesën e saj me 40 vjeçarin Dan Heicherst në prag të Krishtlindjeve në ishullin e Vancouver.

Fotot e publikuara treguan se protagonistja e Baywatch shkëlqente dhe dukej e lumtur në krahët e të dashurit të saj dhe në intervistën e saj të fundit ajo u shpreh: Jam e lumtur si asnjëherë më parë.

Ky lajm gëzoi shumë fansat e 53 vjeçares të cilët e uruan aktoren.

Por një person që jo vetëm nuk ndau gëzimin e aktores vegane por e kritikon ashpër atë dhe e akuzon atë për shkatërrimin e familjes së saj.

 Carey  (mbiemri i së cilës nuk përmendet), thotë se e konsideronte të lumtur familjen e saj prej 5 personave që kishin krijuar, para se Pamela të shfaqej në plan të parë dhe të sillte ulje dhe ngritje në jetën e saj.

 42 vjeçarja, shprehet për 'The Sun':

“Kjo nuk është historia e dashurisë që po portretizohet, e gjitha është një fasadë.

Carey, e cila u informua për martesën e ish-burrit të saj nga gazetat, thotë se Dan dhe Pamela filluan të takoheshin në fillim të vitit 2020, kur të dy ishin ende së bashku.

 Disa muaj më vonë, në korrik, 40-vjeçari u largua nga shtëpia e tyre për të bashkëjetuar me të dashurën e tij të re.

 Nuk është një histori romantike dashurie në mes të një izolimi siç e paraqesin ata, shprehet Carey.

"Vendosa të flas për t'i bërë të ditur njerëzit se marrëdhënia ime gati pesë vjeçare, në të cilën ishin përfshirë tre fëmijë, është prishur për shkak të lidhjes së paligjshme midis Pamela Anderson dhe ish burrit tin Dan, lidhje e cila filloi ndërsa ai ishte akoma me mua " është shprehur Carrey..

''Dashuria e re e Pamelë nuk lulëzoi nga një moment në tjetrin' thekson gruaja duke shtuar: 

 "Ai punoi për të për më shumë se gjashtë muaj nga vjeshta e vitit 2019. Ai nuk ishte ende truproja e saj në atë kohë, ajo e kishte punësuar atë si zanatçi për të punuar në shtëpinë e saj. Kjo marrëdhënie nuk dëmtoi vetëm atë dhe të tre fëmijët, por si rezultat i kësaj Dan humbi edhe miqësinë e  miqve të ngushtë'.

Carey e përshkruan jetën e saj me Danin dhe fëmijët e tyre si ideale, para se Pamela t'i shkatërrojë të gjitha.

 Kur ai për herë të parë u punësua në shtëpi Heicherst ishte i pakënaqur dhe shpesh ankohej tek ajo se sa irracionale dhe kërkuese ishte 53-vjeçarja dhe sa e shqetësonte atë. 

 Carey shpjegon se gjërat filluan të ndryshojnë në fund të marsit të kaluar. 

Dan filloi të kalonte gjithnjë e më shumë kohë në shtëpinë ku punonte. 

Ndonjëherë ai kalonte natën atje dhe 40-vjeçarja mbetej vetëm për t'u kujdesur për fëmijët.

 " Në fillim ai mohoi që ndonjë gjë po ndodhte mes tyre. Përfundimisht, kur arrita në pikën që ta pyesja nëse kishin fjetur së bashku, ai u përgjigj: "Unë do të të them vetëm se e kam tejkaluar kufirin".

"Ai më kërkoi t'i jepja kohë për të sqaruar gjërat në mendjen e tij dhe unë e bëra. Por  shumë shpejt nuk kishte kthim mbrapa. Unë e kisha takuar Pamela dhe kishim ngrënë së bashku një natë. Nuk mund ta besoja ”,thotë gruaja. 

Pas disa javësh 40-vjeçari u largua përgjithmonë nga shtëpia.