Kosova shkarkon trajnerin e Shpresave, pritet një gjerman në pankinë

Duke parë zhvillimin e futbollit kosovar, tashmë janë rritur edhe pritshmëritë për ekipet kombëtare.

Në këtë situatë, “Periskopi” raporton se është vendosur që Rafet Prekazi të largohet nga drejtimi i Kosovës U-21.

Shkak për këtë është bërë fakti që tashmë drejtuesit kanë pritshmëri më të larta dhe duan të arrijnë suksese me ekipin përfaqësues.

Thuhet se vendin e Prekazit te Kosova U-21 do ta marrë një trajner gjerman, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Përveç trajnerit të 21-vjeçarëeve, do ndryshohen trajnerët edhe te Kosova e futsallës dhe tek ajo e femrave.