", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Rusia i shtrin dorën BE-së: Ju ndihmojmë me 100 milionë doza të vaksinës ‘Sputnik V’

Moska i tha Brukselit sot se Rusia mund t'i sigurojë Bashkimit Evropian 100 milion doza "Sputnik V", për vaksinimin e 50 milion banorëve të Unionit

Fondi i investimeve ruse, i cili qëndron pas prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës ruse "Sputnik V", njoftoi se mund të sigurojë 100 milion doza të kësaj vaksine në BE gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, që nga pjesa kryesore e vaksinimit masiv në Rusi ka përfunduar. llogaria zyrtare në Twitter e "Spitnik V".

Ata gjithashtu deklarojnë se "Sputnik V" është regjistruar në 15 vende dhe se ata kanë dokumentacion të gatshëm për Agjencinë Evropiane të Barnave, e cila duhet të miratojë vaksinën.

"Sputnik V" është vaksina e parë e regjistruar kundër koronavirusit në botë dhe kjo procedurë përfundoi në gusht të vitit 2020. Moska njoftoi se vaksina e tyre është mbi 90 përqind e efektshme.

Bashkimi Evropian aktualisht është në telashe të mëdha me imunizimin e banorëve pasi AstraZeneca së fundmi njoftoi se do të shpërndajë 60 përqind më pak vaksina nga sa ishte planifikuar për shkak të problemeve të prodhimit, dhe përveç kësaj, Evropianët po vaksinohen vetëm me vaksinën e Pfizer e cila nuk mund të plotësojë të gjitha kërkesat e tregjeve.