'Më tha jam sëmurë, më hodhi gaz'/ E moshuara rrëfen tmerrin e grabitjes

Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë dhunuar mizorisht një të moshuar në tentativë për të vjedhur. Në pranga ka rënë Julian Kiptiu, 18 vjeç dhe vajza e identifikuar K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

E moshuara Lume Zela ka qenë vetëm në banese kur 16-vjeçarja i ka kërkuar ndihmë te dera e shtëpisë me pretendimin se ishte e sëmurë.

Pasi ka hyrë në banesë, adoleshentja e ka spërkatur me spraj djegës në fytyre të moshuarën dhe e ka kyçur në katin e parë të banesës. Vetë ajo ka kontrolluar banesën për para apo sende me vlerë. Pasi nuk ka gjetur gjë, 16-vjeçarja është larguar. E moshuara ka dalë nga banesa duke thyer një xham dhe ka njoftuar policinë, të cilët panë verifikuar dhe ndaluar 16-vjeçaren K.B. dhe 18-vjeçarin Julian Kiptiu.

E moshuara ka treguar për SYRI TV tmerrin e kaluar: 

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Lushnjë

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.

Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:

J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.