Meta-qeverisë: Shkurtoni pagesat për PPP, mbështetni qytetarët!

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një tjetër kritikë të ashpër dhe një thirrje të fortë qeverisë së Kryeministrit Edi Rama për të shtuar mbështetjen buxhetore për qytetarët shqiptarë në kushtet e pandemisë.

Në mënyrë specifike, Meta ka goditur koncensionet e kushtueshme të dhëna nga qeveria duke kërkuar që Qeveria të shkurtojë pagesat për to dhe të mbështejë qytetarët.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar, - të cilit iu referua Presidenti Meta sot në mesazhin e tij publik, -  për në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon. Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.

Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB.

COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.

Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë. Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut!”

LEXO: RAPORTI I FMN