Godet policinë gjatë shoqërimit, arrestohet 29 vjeçari në Berat

Një 29 vjeçar në Berat është arrestuar nga policia për dhunë ndaj policisë. Në pranga ka rënë shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

“Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale të Rendit Publik dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre”.